Prof. as. Dr. Elena Kocaqi

Qytetërimi trojano-dardan, është një nga qytetërimet më të lashta
dhe më të ndritura që ka njohur njerëzimi dhe së bashku me qytetërimet
e Kretës dhe atë etrusk përbëjnë bazën e atij që quhet qytetërimi
evropian, apo Perëndimor, pasi si qytetërimi grek, dhe ai romak nuk janë
gjë tjetër veçse derivate të këtij qytetërimi.

Populli dardano-trojan i Azisë së Vogël është quajtur nga autorët e
antikitetit si populli i parë që ka banuar atë vend, që pas përmbytjes së
madhe dhe Dardani si i pari njeri që ka lindur në atë tokë. Për herë të
parë në histori, dardanët përmenden si aleatë të Hetëve në betejën e
Kadeshit në vitin 1272 p.k. kundër mbretit legjendar Ramses II i Egjiptit.
Të dhënat e tjera rreth tyre jepen nga Homeri dhe më pas nga autorët
antikë. Dardanët e Trojës ishin qendra, ose kryeqyteti i Perandorisë
trojano-dardane që përfshinte të gjithë Azinë e Vogël me një influencë që
shtrihej nga Gadishulli Ilirik deri në Evropën Perëndimore. Troja është
qytetërimi më i lavdishëm i racës evropiane.

Nga Troja dhe rrethinat si Thraka, Iliria, dëshmohet se e kanë
origjinën pothuajse të gjitha dinastitë dhe kombet e Evropës
Perëndimore, kështu që, është e rëndësishme të përcaktohet se cilët ishin
trojanët dhe çfarë etniciteti kanë pasur ata.

Popullsia trojane e Azisë së Vogël, ishte dardano-albane
Autorët antikë kanë sjellë një numër të madh faktesh direkt apo
indirekt, të cilat, po të lexohen me pak vëmendje, nxjerrin në pah
origjinën e trojanëve. Kur flasim për trojan kemi parasysh të gjitha fiset
që popullonin Azinë e Vogël si lidët, frigët, myzët, dardanët, karianët,
pellazgët, lelekët etj.

Faktet që tregojnë se popullsia e Azisë së Vogël është e një fisi me
ilirët, dalin qartë nga të dhënat e historianëve antik. Le t’i marrim me
radhë:

1 – Paionët ishin një nga fiset më të mëdha ilire. Herodoti te vepra e
tijHistoria jep bisedën që zhvillohet midis disa paionëve dhe mbretit të
Persisë, Dari, në të cilën ai përcjell fjalët e paionëve kur tregojnë për
origjinën e popullit të tyre “Paionia në brigjet e Strymonit (në
Maqedoninë bregdetare) dhe se ky lum nuk ishte shumë larg
Helespontit, se ishin me prejardhje teukrase dhe koloni e
trojanëve”

2 – Straboni te Gjeografia thotë po të njëjtën gjë për
paionët “Paionët disa i quajnë koloni frigase disa të tjerë
vendas”.
Paionët një nga fiset më të rëndësishme të ilirëve quhen trojanë dhe
frigas, nga Herodoti dhe Straboni.

3 – Paionët Trojanë janë ilirë dhe këtë na e tregojnë autorët antikë,
midis tyre Apiani, i cili thotë se “Paionët janë një fis i madh pranë
Istrit dhe shtrihen për së gjati që nga Japodët deri te Dardanët.
Prej helenëve ata quhen paionë, kurse prej romakëve quhen
panonë, të cilët përfshihen në Iliri”.

Pra, paionët janë ilirë, por e konsiderojnë veten e tyre si trojanë,
atëherë edhe trojanët janë i njëjti fis me ilirët. Nga këto fakte del se meqë
paionët ilirë, janë trojanë, atëherë ilirët dhe trojanët janë një etni. Ky fis
i madh Ilir siç do e shohim, ka qenë shtrirë nga Maqedonia deri në
Danub dhe është ndarë në Panoninë e Sipërme dhe atë të Poshtme.

4 – Trojanët janë quajtur Dardanë nga Homeri dhe, sipas tij, janë të
parët që kanë banuar në Azinë e Vogël pas përmbytjes së madhe. Pas
rënies së Trojës ka fakte që një pjesë e tyre u shpërngulën për t’u
vendosur në vende të tjera të botës pellazgo-ilire apo albane. Është fakt
që ishte Ene Dardanidi ai që themeloi Romën. Është fakt që një fis ilir ka
pasur emrin dardan. Ata jetojnë ende dhe sot në ato troje dhe quhen
shqiptarë.

Çfarë kanë të përbashkët dardanët e Trojës me dardanët e
Ilirisë?

E përbashkëta e tyre është se ata janë një popull dhe fakti që dhe sot
flasin shqip, tregon që edhe Troja duhet të ketë folur këtë gjuhë.
Dardanët e Ilirisë ndoshta u vendosën në Iliri tek ilirët që ishin të së
njëjtës kombësi me ta dhe i vunë vendit në Iliri emrin Dardani në kujtim
të atdheut të tyre. Por ka edhe mendime se Dardani nga Gadishulli Ilirik
ka shkuar në Trojë dhe ka themeluar aty qytetërimin trojan, dhe kjo
mund të jetë e mundur.

5 – Straboni tek Gjeografia mban një qëndrim të tillë kur thotë
se“Dardani dhe Jasoni ishin dy vëllezër që jetonin në
Samothrak (territori i Thrakisë së atëhershme) dhe pas
vdekjes së Jasonit, Dardani shkon dhe themelon në rrëzë të
malit Ide qytetin e quajtur sipas emrit të tij Dardania”.

Straboni tregon se dardanët janë me origjinë Thrake. Pra, dardanët
ilirë janë quajtur si ilirë, thrakas e trojanë në të njëjtën kohë,
rrjedhimisht nuk ka asnjë dallim etnik midis thrakasve, ilirve dhe
trojanëve.

Por sido të jetë, edhe sikur ata të kenë ardhur nga Troja në Iliri, edhe
sikur të kenë ikur nga Iliria në Trojë, kjo nuk bën ndonjë ndryshim, pasi
bëhet fjalë për një popullsi të një gjaku dhe gjuhe që shtrihej nga Azia e
Vogël deri në Evropën Perëndimore. Sido të jetë padyshim që dardanët e
trojës janë dardanët e sotëm alban apo shqiptarë.

6 – Një fakt tepër interesant që tregon se dardanët e Ilirisë janë të
një etniciteti me trojanët, është ai që jepet tek libri romak “Historia e
Perandorëve”. Autori romak tregon për origjinën e perandorit ilir,
Klaudi II dhe thotë se “Në këtë luftë që e udhëhiqte Klaudi, u
dallua shumë guximi i kalorësisë dalmate, pasi Klaudi linte të
kuptohej se ishte nga kjo provincë, megjithëse të tjerët thoshin
se ishte dardan dhe rridhte nga mbreti i trojanëve Ili dhe nga
Dardani vetë”.

Dardanët e Ilirisë konsideroheshin nga autorët romakë si
ekzaktësisht i njëjti popull me dardanët e Trojës, madje disa me origjinë
dhe nga vetë dinastia dardane e Trojës. Pra, sipas autorëve romak,
dardanët e Ilirisë janë i njëjti komb me dardanët e Trojës. Dardanët e
Ilirisë mbajnë të njëjtin emër si dardanët e Trojës dhe kjo nuk është
koinçidencë por vazhdim i kujtimit të Trojës nga popullsia e saj.

7 – Trojanët e kanë quajtur veten si dardanë dhe albanë dhe kjo
duket tek emrat që u vunë vendeve të reja ku u vendosën, pas
shpërnguljes së një pjese të popullsisë nga Troja. Kështu, Ene Dardanidi
qytetin që themeloi në Itali e quajti Alba. Nipi i tij Briti, pasi u vendos në
Britani e quajti një pjesë të saj Albani (Skocia emër që e ka trashëguar
kryeqyteti i New Yorkut). Pra, ka fakte që ata e mbanin veten për albanë
dhe dardanë, emra që dalin te dy fiset ilire të dardanëve dhe albanëve në
antikitet. Por edhe sot, të vetmit popuj që quhen albanë dhe dardanë,
janë shqiptarët.

Nuk është rastësi që populli shqiptar i sotëm quhet me emrin më të
vjetër të Evropës Alban, me të cilin janë quajtur tërë popujt e Evropës së
vjetër. Kështu, Britania është quajtur Albion dhe Skocia, Albani, fiset
gjermane teutono-trojane janë quajtur nga Straboni me emrin Albane,
në Itali trojanët ngritën qytet me emrin Alban, në Detin e Zi Skithët e
quanin veten Alban etj… Edhe dinastitë perëndimore, siç do e shohim
më vonë në këtë studim, së bashku me popullsitë e tyre, rrjedhin nga
dardano-albanët. Albanët janë shumë të rëndësishëm për të përcaktuar
historinë e Evropës dhe arkeologët, para se të merren me gërrmime
arkeologjike, duhet të studiojnë albanët, të cilët me gjuhën dhe kulturën
e tyre të lashtë tregojnë të gjitha misteret e botës së vjetër. Historianët e
antikitetit duhet të mësojnë shqip për të kuptuar historinë botërore. Ata
kërkojnë të zbulojnë misteret me bijat e shqipes, si greqishtja dhe
latinishtja, por nëse vazhdojnë kështu duke lënë nënën e tyre pa mësuar,
nuk kanë për ta kuptuar kurrë historinë antike.

8 – Emri alban sipas të gjitha burimeve historike dhe
shkencore, do të thotë I BARDHË. Skithët që banonin në veri
të Detit të Zi të cilët ishin të së njëjtës racë me iliro-trojanët,
thonë në kronikat e tyre se flokët tanë bjondë na vendosën
emrin Alban”. Në të gjithë fjalorët fjala albino do të thotë njeri i
bardhë. Me një fjalë, emri alban me të cilin njihen shqiptarët e sotëm nga
bota, ka kuptimin i bardhë.

9 – Fis tjetër trojanë është edhe ai i kaonëve, të cilët kanë bërë pjesë
në shtetin e Epirit apo Ilirinë e Jugut. Homeri përmend kaonët si një fis i
rëndësishëm që banonte në Azinë e Vogël, por nga ana tjetër ka fakte që
një pjesë e kaonëve të Trojës, pas luftës u vendos në Epir dhe në Itali,
ashtu si dhe dardanët.

Kaonët e Epirit janë po i njëjti popull me kaonët e Trojës dhe kaonët
e fiseve ilire të Italisë. Kaoni ia vuri vendit emrin Heleni, i biri i mbretit
të Trojës, Priamit, pasi erdhi në Epir. Kaonët e Italisë e kishin ruajtur
mirë origjinën e tyre dhe gjatë kohës së Pirros u erdhën në ndihmë
kaonëve të tjerë që banonin në Korfuz dhe Epir, në luftë kundër
Maqedonisë, edhe pse kishin kaluar 1000 vjet nga rënia e Trojës. Kaonët
e sotëm që banojnë nga Llogaraja në lumin Cami, nuk janë gjë tjetër
veçse trojanë të pastër të përzier me popullsinë vendase të së njëjtës etnie
me ta.

10 – Myzët janë një tjetër fis i rëndësishëm në Azinë e Vogël, dhe që
ishin aleatë me trojanët, por myzia më vonë del si një fis ilir që ishte
vendosur në verilindje të Paionëve apo Panonëve. Pas luftës së Trojës,
krerët e këtij fisi duhet të jenë shpërngulur si dardanët dhe kaonët dhe
janë vendosur pranë popullsisë që ishte e një etnie me ta. Straboni tregon
se Mysët e Ilirisë dhe të Trojës janë të njëjtë, veçse ata të Trojës e kanë
prejardhjen nga Mysët, që banonin në Gadishullin Ilirik.

11 – “Mysët janë thrakë, dhe të njëjtë me njerëzit që tani
quhen Moesi, nga këta mysë kanë dalë, gjithashtu, edhe mysët
që jetojnë ndërmjet lidëve, frigasve dhe trojanëve”.

Pra, mysët e Trojës janë një fis me mysët e Evropës dhe se këta të
Evropës kanë shkuar në Azi.

12 – Por, nga ana tjetër, Apiani që ka shkruar një libër për Ilirinë,
thotë se“Romakët, jo vetëm ilirët po edhe paionët që janë afër
tyre, dhe Retet, Norikët dhe Myzet që janë në Evropë dhe tërë
ato fise që janë kufitare me to që banojnë nga e djathta e atij që
lundron nëpër Ister nga lart poshtë i dallojnë nga helenët si
kundër bëjnë dhe helenët vetë dhe i quajnë secilin me emra të
veçantë, por viset e gjithë këtyre, i quajnë me emrin e
përbashkët, “Ilir”.

Pra, romakët mysët i quajnë ilirë, nga ku del se, përderisa mysët e
Evropës janë të njëjtë me mysët e Trojës, atëherë trojanët janë ilirë.
13 – Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do
të thotë Trojë vend ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërsa të çdo lloji. Ky
emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh, të duhen troje që
të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja ndoshta e ka pasur, sepse ajo
ishte një vend i ngritur që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.

14 – Një fakt interesant është ai që trojanët kanë pasur si simbol të
tyre shqiponjën, e cila ka qenë simbol i Aleksandrit të Maqedonisë, i
Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut dhe sot
populli alban ose shqiptar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin e
kombit dhe veten e quan me emrin shqiptar.

15 – Një fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin alban të Trojanëve
dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vendeve,
njerëzve, perëndive të asaj kohe, emrat e të cilëve janë shqip. Këto
emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant të
pastër të shqipes së sotme.

Festi ishte luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest.
Arna Menesti, nga Beocia quhej kështu se luftonte me vegla të
vjetra që i përgjigjet fjalës shqip arna, gjë e vjetër dhe e arnuar.
Soku që shqip do të thotë shoku, dhe ky ishte trojan.

Alkatos, trojan emër që është përdorur dhe në Epir, përdoret edhe
sot tek ne për vajzat dhe djemtë.

Kliti, trojan emër që është përdorur në Iliri, Maqedoni e Trojë. Këtë
emër ka pasur dhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Maqedonisë në
Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.

Perifati, është në shqip shumë pastër perri-fati, pra fat të mirë e
të bukur si perri. Edhe sot te ne përdoret në disa krahina dhe nuk thuhet
mirë, por bukur p.sh. bukur mirë që ka kuptim shumë mirë, por bukur
është e njëjta gjë si perri, por kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e
bukur.

Aise, perëndi që sheh veprimet e njeriut gjatë gjithë ditës, që në
shqip do të thotë Ai-se pra Ai-she, sheh se çfarë bën njeriu gjithë ditën.
Aretyre, vend i zhvilluar që i përgjigjet fjalës në shqip aretyre do
të thotë arë-tyre, pra ara e tyre.

Erinjet është perëndi që mbron jetën që i përgjigjet shqip
funksionit të saj.Ajo do të thotë Erinjet që është e-rin-jet, pra e rin e
përtërin jetën.

Haropi, që ishte trojan i pasur, në shqip do të thotë fjala ha-ro-pi,
pra ha, rro dhe pi.

Hypokanti, që është nga Thraka, në shqip hy-po-kan-ti, pra, që je
si hy i bukur.

Hypodon, që është emër trojan në shqip do të thotë hy-po-don,
pra që don të jetë si hy.

Jadet quhej perëndesha e shirave që është në shqip ja-det, pra që
është det me ujë.

Menti nga Qipro që në shqip mendi ose menti, pra që është person i
mençur, ka mend gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor, ka mend i
ditur. Pra, siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjitha emërtimet që
jepen në Iliadë janë shqip.

Pra, popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qenë e
njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për
aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe Ilire në të njëjtën
kohë, dhe ka fakte historike që tregojnë se këto fise iliro-shqiptare e kanë origjinën nga Troja pellazgo-iliro-albane.

Të dhënat e historianëve të antikitetit, vërtetojnë se pellazgët apo
trojano-dardano-albanët kanë qenë të parët që kanë populluar territoret
e Azisë së Vogël, Evropës dhe ndoshta më gjerë. Ka dhe një numër
faktesh të cilat jepen më pas në studim (për të mos i përsëritur dy herë,
janë tek kapitulli që flitet për origjinën e popullsisë së Thrakisë dhe racës
gjermanike) që tregojnë qartë se Troja ka pasur të njëjtën etni me popujt
e tjerë që banonin në gadishullin Ilirik, si dhe me vet Mykenën
kundërshtaren e saj politike.

Share.