Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit, të cilat janë të dobishme dhe të pazëvëndësueshme për shëndetin tonë.

Ai rekomandohet të konsumohet çdo ditë në të mirë të shëndetit nga koka tek këmbët.

Mësoni përfitimet që merr organizmi falë konsumit të dy frutave në ditë.

Imunitet më i fortë

Kivi përmban doza të larta të vitaminës C e cila shërben si antioksidant për forcimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjeve.

Kivi ka dy herë më shumë vitaminë C se portokallet.

Nëse konsumoni dy kivi në ditë, atëherë do të përfitoni 259/mg vitaminë C.

Kjo dozë e nevojshme e vitaminës C, jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë sëmundjet e zemrës dhe do t’i japë lëkurës tonalitet dhe gjallëri.

Humor dhe Energji

Enzimat aktive të kivit përmirësojnë nivelet e energjisë në organizëm por edhe humorin e mirë.

tudimet kanë treguar se njerëzit që hanë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të nivelit të energjisë me 31%.

Tretje më e mirë

Kivi përmban sasi të larta të fibrës e cila është e domosdoshme për tretjen.

Duke ngrënë dy kivi në ditë, trupi do të furnizohet me 4.2 gramë fibër dietike.

Studimet kanë treguar se njerëzit e prekur nga konstipacioni kronik, të cilët konsumojnë 2 kivi në ditë për një muaj përjetojnë një përmirësim të ndjeshëm të problemit.

Gjumë më i mirë

Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave një orë përpara gjumit përgjatë katër javëve, përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.

Sipas tyre, kohëzgjatja e gjumit rritet me 15% ndërsa njerëzit i zë gjumi 41% më shpejt se më parë.

Kivi përbën një kurë shumë të mirë kundër azmës.

Enzimat përbërëse të tij zbusin simptomat duke ulur sasinë e rruazave të bardha të gjakut të cilat prodhohen më shpejt tek azmatikët. /TV Malisheva

Share.