Ekspertët e gjumit këshillojnë që të zgjoheni në të njëjtën orë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.

Nëse zgjoheni herët për shkak të punës çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën orë edhe gjatë fundjavës kur nuk shkoni në punë – do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur sesa të flini më gjatë.

Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe rutina, që mund të kenë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni.

Njerëzit të cilët zgjohen në të njëjtën orë çdo ditë janë më të lumtur

Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes është njësoj e rëndësishme si edhe koha kur shtriheni për të fjetur gjumë në darkë, kështu ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë Mattress Inquirer. Individët, që zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë.

Ndikon në rritjen e produktivitetit dhe kënaqësisë në punë

Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë mund të jetë çelësi i produktivitetit, gjë që do të shpjegonte përse individët që e kanë këtë zakon, shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare.

Ky është një zakon i mirë për shëndetin fizik dhe mendor

Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi.

Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor./TV Malisheva

Share.