Ëndrrat dhe makthet na lejojnë të shohim brenda pavetëdijes sonë dhe në mënyrën se si truri ynë i percepton situatat e ndryshme.

Ne shumicën e rasteve ëndërrojmë në lidhje me gjërat që janë në mendje tonë ndoshta pavetëdijshëm dhe perceptohen jo-drejtpërdrejtë.

Ëndrrat nganjëherë na lënë të shokuar, zgjohemi të djersitur, kemi vështirësi në frymëmarrje etj. Një nga ëndrrat më të shpeshta është vdekja jonë, një personi të afërm ose dikujt tjetër.

Shkencëtarët besojë se nëse ne e shohim veten duke vdekur, zakonisht ka kuptimin se ne “vetja” qe ne e njohim “ka vdekur”, pra kur ne ndryshojmë si person mund të transmetohet në ëndërr si vdekje figurative,

Ose në rastet kur shohim dikë që e njohim tek vdes, ka të ngjarë se mendja jonë po i referohet heqjes së një tipari karakteristik për atë person nga personaliteti ynë.

Ata mendojnë se nëse vdekja është natyrale, atëherë kjo vjen si shkak se ne kemi vendosur vetë që të ndërmarrë, kurse nëse neve na vret dikush, atëherë ne ndihemi të detyruar ta largojmë një karakteristikë tonën. /TV Malisheva

Share.