Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve në vendin tonë temperaturat minimale do të arrijnë në -1 gradë Celsius, kurse ato maksimale do të arrijnë në 6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset malore parashihet të bie shi me borë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK./TV Malisheva /

Share.