Për afro 40 minuta, pas orës 01:00 të mëngjesit, llogaria e Leos në rrjetin social të lartpërmendur u shfaq bosh. Asnjë mesazh, asnjë numër ndjekësish, asgjë fare.
Shpejt, përdoruesit i bënë jehonë këtij kurioziteti në rrjetet e tjera sociale, veçanërisht në Twitter, ku u publikuan fotografi që shfaqnin Messin pa llogarinë e tij, e cila ka 152 milionë ndjekës.
Pas atyre 40 minutave, Instagrami zgjidhi incidentin teknik dhe llogaria e Messit u kthye. Tani, rrjeti social ka inicuar një hetim për të parë se çfarë ka ndodhur, pasi nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. /Tv Malisheva