Një fotografi e drejtorëve të kompanive të njohura në Konferencën e Sigurisë në Munich po bën xhiron e rrjetit, pasi as edhe një grua e vetme nuk shihet në të.
E gjithë kjo ka ngjallur një debat të ashpër në rrjetin social, duke u kritikuar mos ftesa e grave në një darkë kaq të rëndësishme, përcjell Demokracia.com.
Në foto shihen dhjetëra burra duke darkuar e duke diskutuar, por mungesa e të paktën një gruaje në atë tavolinë, ka ngjallur debat të ashpër.
Lidhur me këtë, autorja Jennifer Cassidy ka thënë se ky është realiteti dhe se këtu qëndron pushteti.
“Kjo është dreka e drejtorëve në # MSC2022. Ky është realiteti. Këtu qëndron pushteti. Aty ku merren disa nga vendimet më të rëndësishme. Dhe një grua këtë javë kishte ende guximin të më pyeste: “Ti fokusohesh shumë te Gjinia në Diplomaci. Kjo nuk është më një problem ”. “Është problem”, ka shkruar ajo./TV Malisheva