Gazeta boshnjake “Dnevni Avaz” ka raportuar për rritjen enorme të kërkesës së qytetarëve të Sarajevës për t’u armatosur.

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti janë dhënë 200 leje për armë dhe janë lëshuar 158 certifikata.

Siç raporton gazeta boshnjake, nuk janë vetëm qytetarët e zakonshëm ata që po armatosen por edhe politikanë të ndryshëm.

Këtë mediumi e ka ndërlidhur me situatën globale të sigurisë pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe sigurinë në rrugët e Sarajevës.

Një informacion të tillë për rritje të kërkesave për armë të “Dnevni Avaz” e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Bosnjës.

Gazeta tutje ka dhënë edhe emrat e politikanëve të cilët janë në kuadër të qytetarëve të cilët kanë kërkuar një leje arme.

Një ndër politikanet që ka kërkuar leje për armë është edhe Danijela Kristiq nga partia “Populli dhe Drejtësia”

/TV Malisheva

Share.