Paris Saint-Germaini regjistroi fitore të madhe në shtëpi ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve.
Golin e fitores për 1:0 e shënoi Kylian Mbappe në sekondat e fundit të ndeshjes.
Ajo që ra në sytë e tifozëve ishte reagimi i Lionel Messit.
Sulmuesi argjentinas ishte shumë i “ftohët” në momentin e golit.
Ai as që mori mundin të festonte.
Kjo ndodhi edhe në një ndeshje të Ligës 1.
Pra, ish-lojtari i Barcelonës as që mori mundin të vraponte drejt Mbappes për të festuar.
/TV Malisheva