A po e braktisë subjektin Nisma edhe ish Ministri Shala ?
Edhe pse zyrtarisht Nisma Socialdemokrate ka dalur me kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj , ish ministri Endrit Shala preferon Vjosa Osmanin nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Në sondazhin me pyetjen se kush duhet të jetë kryeministër: Vjosa Osmani apo Albin Kurti, ish-ministri i Tregtisë dhe zyrtari i lartë i Nismës, Endrit Shala, ka votuar për kandidaten e LDK’së.
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate ka votuar në një sondazh online të Gazetës Express me pyetjen se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës.
Meqenëse LDK dhe Vetëvendosje akoma nuk kanë arritur marrëveshje dhe nuk po pajtohen se kandidati i cilës të jetë nominimi i vetëm, gazeta ka publikuar një sondazh në të cilën qytetarët mund të zgjedhin mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
Në sondazh deri tash kanë votuar mbi 12 mijë persona brenda 12 orëve, e një nga votuesit është edhe Shala i Nismës Socialdemokrate.
Edhe pse kjo parti ka kandidatin e saj, Fatmir Limajn, i cili do të jetë në sondazhet e ardhshme Shala, për arsye të panjohura, votën i ka dhënë Osmanit të LDK’së.