Simptomat e helmimit ushqimor janë të ndryshme për çdo person
Disa përjetojnë spazma në stomak, kurse të tjerë të vjella dhe diarre.
Marrje mendsh dhe dehidratim janë gjithashtu simptoma të helmimit ushqimor.
Çaj mente
Mentja është shumë efikase për ata që vuajnë nga helmimi ushqimor pasi qetëson spazmat dhe dhimbjet. Për dhimbjet e stomakut, përgatisni një filxhan çaj me mente.
Uthull molle
Uthulla e mollës qetëson traktin gastrointestinal për shkak të natyrës së saj alkaline. Është perfekte për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave që shkaktojnë helmimin ushqimor.
Ujë
Diarreja është një nga efektet e helmimit ushqimor. Gjatë kësaj kohe, trupi tenton të humbasë ujë dhe të dehidratohet. Pirja e ujit ndihmon trupin të hidratohet. Gjithashtu eliminon toksinat dhe bakteret e tjera dhe do të përshpejtojë shërimin.
Qymyr i aktivizuar
Për gazrat dhe substancat e padëshiruara që dëmtojnë trupin, qymyri i aktivizuar është i shkëlqyer për t’ju shpëtuar prej tyre.
Limon
Aciditeti i limonit vret bakteret e këqija duke përshpejtuar shërimin nga helmimi ushqimor. Përgatisni një lëng me limon, ujë dhe shtoni pak mjaltë. Mund të shtoni limon edhe në çajin tuaj me mente.
Mollët
Mollët kurojnë urthin dhe parandalojnë acidin refluks. Ato përmbajnë gjithashtu disa substanca që eliminojnë bakteret shkaktare të diarresë dhe mikroorganizmat që japin dhimbje stomaku.
Bananet
Kaliumi ndihmon në lehtësimin e efekteve anësore të helmimit ushqimor. Gjithashtu ju ndihmojnë të merrni veten shpejt, shkruan Living.
Borzilok
Gjethet e borzilokut të kombinuara me pak mjaltë janë një trajtim efektiv për infeksionet e fytit dhe stomakut. Do të ndjeni lehtësim brenda disa orësh.
Kumin
Farat e kuminit qetësojnë lëngjet e stomakut. Shtoni disa fara kumini në supën tuaj për t’u shëruar më shpejt.
Xhinxher
Xhinxheri është i njohur për efektin e tij kundra sëmundjeve të traktit tretës. Së bashku me një lugë mjaltë, është një trajtim efektiv për dhimbjen dhe trajtimin e inflamacionit./Tv Malisheva