Çdo i gjashti Mercedes E-Class ka një shofer femër, duke e bërë këtë model makinën “më mashkullore” në Gjermani.

Por, cilat vetura i pëlqejnë vërtet gratë? Përgjigja u dha nga një studim i Verivox, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe rezultatet janë këto: Makinat në të cilat gratë ndjehen më të rehatshme, të paktën kur ndodhen pas timonit, janë modele të vogla, të shkathëta, të zgjuara…

Nga ana tjetër, veturat e mëdha luksoze nuk janë qartë zgjedhja e tyre.

Në këtë drejtim thuhet se lista e modeleve më të preferuarat nga femrat kryesohet nga Opel Adam (63.1 për qind e femrave shofer), Opel Karl (62.1 për qind) dhe Fiat 500 (61.5 për qind), pasuar nga Kia Picanto, Audi A1, Suzuki Splash, Suzuki Alto, Nissan Micra…

Kur bëhet fjalë për markat, Mini ka tifozët më të mirë femra: 53 për qind e mbajtësve të këtij lloji thuhet se janë gra.

Në anën tjetër të listës, ndër makinat “më të padëshiruara” të grave janë Mercedes E-Class dhe BMW 5 Series (me nga 16.9 për qind), BMW 7 Series (17.1 për qind), BMW 4 Series, Audi Allroad Quattro, Audi A5, BMW Z4… /Tv Malisheva

Share.