“Mirëdita”, kështu e ka nisur konferencën mes të qeshurave selektori i Kosovës, Bernard Challandes, i cili pavarësisht mungesave u duk tejet optimist në prag të dueleve ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.

“Mirëdita. Në javën e ardhshme ne kemi dy ndeshje shumë të mira, kundër dy kundërshtarëve shumë të fortë, unë si trajner duhet të pranojë këtë situatë. Duhet ta pranojë se nuk do të jetë lehtë, këtë e di psh si Franca duhet të startojë pa Mbappen, Kante, Griezmnan, Pogba, pra nuk do të ishte njëjtë, kështu vlen edhe për Kosovën. Unë si trajner mund të qaj apo të ankohem, por unë duhet të gjejë një zgjidhje”, deklaroi Challandes.

Kosova është pjesë e Grupit A kualifikues. “Dardanët” janë në vendin e tretë me pesë pikë pas tri ndeshjeve. Në “Fadil Vokrri” presin Çekinë që ka gjashtë pikë, ndërsa ndaj Anglisë luajnë si mysafirë. Anglia i prin grupit me gjashtë pikë po ashtu.

Share.