Rashica është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtarës së Kosovës në futboll.
Një gjë të tillë e di edhe vet përzgjedhësi, Bernard Challandes, ani pse skuadra e tij, Werder Bremen nuk është duke kaluar një formë të mirë, dhe rrezikon të bie nga Bundesliga gjermane.
Rashica është i lidhur me një largim të mundshëm nga skuadra gjermane dhe trajneri Bernard Challandes komentoi të ardhmen e tij duke deklaruar se nuk mund ti thot atij që të mos pranoj një kalim në Premier League.
“Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Premier Liga të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në Kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht”, deklaroi Challandes./ Tv Malisheva