Cheesecake me çokollatë është shumë i thjeshtë për tu përgatitur, ndaj është ideal nëse sapo keni fillur të gatuani e keni pak njohuri mbi gatimin, ose nëse nuk keni kohë, e megjithatë doni të gatuani dicka të shijshme, shkruan TV Malisheva.
Bardha’s cake tashmë njihet si vendi i ëmbëlësirave mbresëlënëse, me një grup të recetave super tunduese, në të cilat padyshim qe nuk mungon edhe receta e cheesecake me çokollate.

Ky është linku i plotë për t’i parë këto ëmbëlësira 👇
Cheesecake me çokollatë:
Përbërësit
– 1¾ gota me biskota me çokollatë
– 2 luge gjelle sheqer
– 1/3 gote me gjalpe ose margarine te shkrire
– 8 oz. ose 227gr cokollate të ëmbël
– 2 veze
– 2/3 e gotes me shurup misri**
– 1½ luge kafeje me vanilje
– 450 gr. cream cheese*** te prere ne kube te vegjel dhe te zbutur.
-1/3 e gotes me krem puding****
PërgatitjaFurra duhet të nxehet në temperaturen 325ºF ose 163ºC.

Pasi t’i keni thërrmuar biskotat me cokollatë, përzieni ato me sheqer dhe gjalpë derisa të bëhen një masë kompakte. Me pas këtë masë shtrojeni në një tavë me faqe të ngritura, duke shtypur masën (peten) pak në anët e tavës. Sipërfaqja e tavës do të shërbejë si bazë për kekun, prandaj do zgjidhni një enë jo shumë të madhe në sipërfaqe.

Shkrini në një enë tjetër 170gr cokollate, duke e përzier herë pas here, derisa të jetë lënëezuar e gjitha. Vendosni vezët, shurupin e misrit dhe krem pudingun në një perzierëse me korrent ose mund t’i përzieni me dore derisa masa të bëhet e butë. Kur masa të bëhet e butë vazhdoni të përzieni duke shtuar cream cheese. Pasi e gjitha kjo përzierje të jetë kthyer në një masë të vetme dhe të bute hidheni ate në taven ku keni shtruar masën e parë(peten).

Piqeni rreth 50 deri 55 minuta. Më pas lereni të ftohet pak në temperature dhome dhe futeni në frigorifer për rreth 3 ore ose gjithë naten. Para se ta shërbeni shkrini pjesën e cokollates të cilen nuk e përdorem më lart (rreth 50 gr) dhe hidhjani sipër kekut për zbukurim.

Share.