Tri pikë të reja kanë shkuar në regjistrin e skuadrës së Chelseat pasi “Blutë” e Londrës kanë fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Brentfordit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të Premier Ligës.

Në ndeshjen e cila u zhvillua të shtunën në stadiumin “Brentford Community stadium”, gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në minutën e fundit të pjesës së parë kur mbrojtësi Ben Chilwell shënoi për 1-0.

Edhe në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Thomas Tuchel e kërkoi edhe golin e dytë por që nuk e gjeti dhe kështu iu gëzua tri pikëve të reja dhe tashmë e kryeson renditjen tabelare me 19 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë. /TV Malisheva

Ben Chilwell’s goal! (0-1)

Phenomenal finish! 🔥 pic.twitter.com/pBcMxgfoXq

— LDN (@LDNFootbalI) October 16, 2021

Share.