Chelsea është vënë në ndjekje të talentit 16-vjeçar Estevao Willian dhe raportohet se janë duke negociuar me Palmeiras për blerjen e tij.

Klubi anglez janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të siguruar shërbimet e brazilianit dhe kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 40 milionë euro, për të blerë kartonin e tij.

I lindur në vitin 2007, Willian mbush 18 vjet në vitin 2025, atëherë kur ai do të fillonte aventurën e tij në Angli me “Blutë e Londrës”.

Chelsea dëshiron të “kopjojë” strategjinë e suksesshme të Real Madridit me sulmuesin Endrick, i cili do të bëjë një lëvizje identike në kryeqytetin spanjoll verën e ardhshme.

Thuhet se në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurove me Palmeiras që mban 70% të kartonit të Willian dhe pjesa tjetër prej 30% që i takon vet lojtarit.

Diçka që mund ta bëjë problematike arritjen e një marrëveshjeje është mënyra se si do të paguheshin bonuset.

Mundësia për të paguar rreth 20% të bonuseve varësisht nga performancat e lojtarit dhe golat që shënon me Palmeiras, Chelsean dhe potencialisht kombëtaren e Brazilit është diskutuar mes palëve.

Për të siguruar shërbimet e tij, Chelsea do të duhej të mposhte konkurrencën e disa prej klubeve më të mëdha evropiane si Arsenal, Barcelona dhe Paris Saint-Germain që gjithashtu kanë shprehur interesim për Willian.

Share.