Chelsea është në kërkim të një sulmuesi për merkaton e verës dhe emri kryesor në listë është Timo Werner.

Pas gjermanit, vjen nëj emër shumë i njohur dhe bëhet fjalë për Pierre Emerick Aubameyang.

Lajmin e bujshëm e bën të ditur “The Sun”, që raporton se drejtuesit e Bluve kanë interes për të marrë sulmuesin e “Topçinjve”. Do të ishte një goditje vërtet e madhe, pasi Chelsea do të rrëmbente yllin kryesor të rivalëve të të njëjtit qytet.

Gjithsesi, për momentin gjithçka ëshët një spekulim i “The Sun”, pasi ende nuk ka pasur ndonjë bisedim konkret mes Chelseat dhe Arsenalit./ Tv Malisheva

Share.