Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se pret një takim konstruktiv në mes të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj në Bruksel.
Ai ka njoftuar për një bisedë të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, që sipas tij në fokus ka qenë nevoja për formimin e Asociacioni.
“Kisha bisedë thelbësore e pozitive me presidentin Vuçiq. U pajtuam për fuqizimin e vazhdueshëm të partneritetit në mes të SHBA-ve dhe Serbisë, dhe në fokus të përbashkët patëm përparimin në dialog, në veçanti nevojën urgjente për të formuar Asociacionin. Presim takim konstruktiv më 2 maj në Bruksel”, ka shkruar ai në Twitter.
/TV Malisheva