Futbollisti anglez, Chris Smalling dhe gruaja e tij, Sam, ka thënë se mbrëmë (e diel) kanë parë një ‘UFO’ (objekt të paidentifikuar fluturues).

Sipas çiftit, kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ata ndodheshin për pushime verorë, ndërsa bashkëshortja e mbrojtësit të Romës e ka ndarë përvojën e tyre përmes një postimi në InstaStory.

“Ju premtoj se nuk kishim përdorur kërpudha magjike (që përmbajnë drogë) apo diçka tjetër, por unë dhe Smalling pamë UFO-n e çmendur mbrëmë!”, ka shkruar ajo.

 

“Fluturoi ulët shumë pranë nesh dhe pastaj u kthye lart në qiell, ku qëndroi për një orë (ndoshta më gjatë, por ne u larguam)”.

“Ishte shumë e vogël për t’u xhiruar kur po qëndronte e pozicionuar në qiell, edhe pse Chris mund ta shihte duke u rrotulluar me ndriçimin që sillej (unë mund t’i shihja vetëm dritat në këtë moment, sepse shikimi im nuk është aq i mirë)”, ka shpjeguar tutje.

Sam ka theksuar se ishte shumë e qetë dhe dukej sikurse dy katrorë 3D që rrotulloheshin rreth njëri-tjetrit me drita të zbehta që lëviznin në skaje. /TV Malisheva

Share.