Të gjithë e dimë se dashuria ndonjëherë është e verbër, madje aq sa disa çifte nuk e mendojnë dy herë ndarjen para se ta gdhendin në trup tatuazhet të cilat i identifikojnë atë.

Ja shqiptare të cilët benë tatuazh në trupi për njëri-tjetrin dhe pastaj i përfunduan rrugët mes vete.

Dafina Zeqiri dhe Krenar Cocaj, janë dy emrat ku bëri bujë lidhja dhe ndarja mes tyre.

Dafina kishte bërë tato në dorën e saj shkronjën e parë të Krenarit, ndërsa pas ndarjes është munduar ta fsheh duke bërë një kafkë mbi të.

Për vite të tëra të gjithë kemi qenë dëshmitarë për dashurin e Noizyt me nenën e vajzës së saj Leandra.

Noizy kishte gdhendur në krah fytyrën e ish të dashurës të cilën më pas e mbuloj me një mikrofon.

Adelina Tahiri, është këngëtarja nga Maqedonia e cila është më pak e lënduar sepse tatuazhin për të e bëri ish i dashuri, Ronaldo Sufo.

Ai kishte gdhendur në dorë emrin e të dashurës Adelina Tahiri, më pas lidhja e tyre përfundoj.

Morena Taraku, bënë pjesë në listën e çifteve me tatuazhe për të njëri-tjetrin.

Ajo publikoj një video në instagram, teksa shkruante emrin Sasha, të biznesmenit iranian me të cilin kishte një lidhje.

Edhe Sasha ishte ai që me pas e gdhendi emrin e Morenës në dorë.

Robert Berisha, ishte bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi.

Ata ishin të dashuruar për 13 vite me radhë, nga kjo dashuri Roberti gdhendi emrin Nora, por pas një viti ata përfunduar të ndarë. /TV Malisheva

Share.