Të dashuruar prej muajsh apo vitesh, këta personazhe VIP kanë vendosur të ruajnë pavarësinë duke jetuar më vete.

Ashley Graham dhe Justin Ervin. Të martuar që nga vitin 2010 ata kanë jetuar më vete deri para pak kohësh. Kjo sepse të dy udhëtojnë shumë.

Donald dhe Malania Trump. Sipas disa burimeve, ata jetojnë në hapësira të veçanta në Shtëpinë e Bardhë.

Gwyneth Paltrow dhe Brad Falchuck. Ata janë martuar në gusht 2019, pa jetuar ndonjëherë bashkë. Edhe sot ata qëndrojnë vetëm 4 ditë të javës nën një çati.

David dhe Victoria Beckham. Të martuar që prej vitin 1999 ata duket se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes. Edhe pse jetojnë në të njëjtën ndërtesë, secili ka dhomën e tij.

Claire Danes dhe Hugh Dancy. Për njëfarë kohe edhe ata kanë jetuar më vete pavarësisht se ishin të martuar.

Vincent Cassel dhe Monica Belluci. Gjatë martesës së tyre ata kanë pasur secili apartamentin e vet.

Tim Burton dhe Helena Bonham Carter. Për 13 vite çifti mitik ka qenë komshi. Gjatë historisë së dashurisë ata kanë pasur shtëpi të ndara. Edhe pse në 2014-ën u ndanë ata kanë mbetur miq shumë të ngushtë.

Gillian Anderson dhe Peter Morgan. Sipas aktores nëse do jetonin bashkë lidhja e tyre do përfundonte shpejt. /TV Malisheva

Share.