“The Economist Intelligence unit” e bën thuajse çdo vit vlerësimin se cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar si dhe ato më të këqija.
Kriteret për përzgjedhjen e qyteteve më të këqija për të jetuar kanë të përbashkëta dhe përfshijnë defektet sociale serioze si dhe shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë individuale dhe publike.
Bie fjala, ka kohë që sipas këtij indeksi njëri nga këto qytete është kryeqyteti i Sirisë, Damasku. Ky rangim është bërë për shkak të konflikteve sociale, terrorizimit dhe luftës civile.
Kurse Lagosi-kryeqyteti kulturor i Nigerisë, për shkak se sipas Departamentit Amerikan të shtetit, ai i është i njohur për krimet urbane terrorizimin, tensionet civile, kidnapimet dhe krimet detare (pirateria).
Kjo është lista e qyteteve më të këqija për të jetuar:
- Teheran, Iran
- Douala, Cameroon
- Harare, Zimbabve
- Dhaka, Bangladesh
- Port Moresby, PNG
- Karachi, Pakistan
- Algjeri, Algjeri
- Tripoli, Libi
- Lagos, Nigeri
- Damasku, Siri
/TV Malisheva