Tri vaksinat COVID-19, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca, duket se do të jenë temë diskutimi edhe për një kohë të gjatë. Ndërsa të gjitha kanë të njëjtin qëllim, ka disa dallime thelbësore duke nisur nga përbërja e tyre deri tek çmimi apo lehtësia e ruajtjes dhe shpërndarjes.
Vaksina Pfizer njësoj si ajo Moderna përdor teknologjinë inovative të mesazhit RNA. Kjo teknologji mëson qelizat tona se si të prodhojnë një proteinë, e cila është ajo që e bën sistemin imunitar të reagojë kundrejt viruseve.
Pretendohet se efikasiteti i tyre në luftimin me sukses të COVID-19, deri në 95%, është më i lartë se ai i AstraZeneca. Sidoqoftë, të dyja janë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për shumë shtete.
Pengesa më e madhe e Pfizer është se ajo duhet të ruhet në të ftohtin ekstrem, në temperatura nga -70 gradë deri në -80 gradë. Ndërkohë Moderna mund të qëndrojë për 30 ditë në një temperaturë midis 2-8 gradë por për periudha më të gjata do të duhet të qëndrojë në -20 gradë.
Krahasuar me Pfizer dhe Moderna, AstraZeneca përdor një teknikë tradicionale të vaksinës, duke përdorur një version të dobësuar të virusit që shkakton ftohjen e zakonshme.
Ky virus është ndryshuar gjenetikisht me një gjen për një proteinë të koronavirusit, për të provokuar kësisoj dhe reagimin imunitar të trupit.
Shkalla e efikasitetit të saj është më e ulët, rreth 70% por në kushte të caktuara efikasiteti i saj mund të arrijë deri në 90%, pesë më pak se Pfizer dhe Moderna.
Vaksina AstraZeneca është shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur sesa ajo e Pfizer-it.
Vaksina e AstraZeneca është zbuluar të jetë 76% efektive kundër koronavirusit origjinal pas dozës së parë. Kur jepet një dozë e dytë, efikasiteti rritet në 82%.
Vaksina gjithashtu është zbuluar se zvogëlon kohëzgjatjen e ngarkesës virale, e cila mund të ngadalësojë transmetimin e virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe nëse variante të ndryshme janë të pranishme në një vend.
Aktiviteti i antitrupave neutralizues është ekuivalent me atë të vaksinave të tjera COVID-19 që kanë demonstruar kundër rasteve më të rënda, veçanërisht kur intervali i vaksinimit optimizohet në 8 deri në 12 javë.
Vaksina AstraZeneca siguron një mbrojtje kundër variantit B.1.351, sepse antitrupat e krijuar pas vaksinimit do të njohin pjesë të variantit të virusit dhe do t’i bllokojnë ato, raporton express.
Bashkimi Europian tashmë ka blerë miliona nga këto tri vaksina, por ajo që do të merret nga qytetarët e Kosovës, është pikërisht kjo e fundit, pra Astra Zeneca./TV Malisheva