Këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podoliak, që është pjesë e negociatorëve ukrainas në bisedimet me Rusinë, ka thënë sot se Ukraina ka kërkuar që të ketë shtete garantuese të sigurisë së saj në rast të një agresioni rus.
Podoliak ka thënë se shtete garantuese janë ShBA-ja, Britania, Turqia, Franca, Gjermani.
“Shkurt. Traktati i garancive të sigurisë me një zgjerim të nenit 5 të NATO-s.
Shtetet garantuese (SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Franca, Gjermania etj.) të përfshira ligjërisht aktivisht në mbrojtjen e Ukrainës nga çdo agresion. Zbatimi përmes referendumit dhe parlamenteve të shteteve garantuese”, ka shkruar ai.
/TV Malisheva