Nuk është e pazakontë që punonjësi më i dalluar në ekip të promovohet në rolin e një menaxheri të shitjeve.
Në fund të fundit, ky person është dikush që ka zotëruar shitjet, kështu që ai duhet të jetë njeriu i duhur për të drejtuar një ekip shitjeje, apo jo?
Menaxhimi i shitjeve kërkon qëndrim dhe aftësi krejtësisht të ndryshme nga shitjet. Prandaj, para se të konsideroni të ndiqni një karrierë të menaxhimit të shitjeve, pyesni veten nëse i posedoni atributet e mëposhtme.
Një menaxher i suksesshëm i shitjes ka cilësi të ndryshme, ndër to janë:
Puna e mirë me të tjerët
Shumë agjent të shitjes preferojnë të punojnë vetëm. Ata preferojnë ndjenjën e pavarur të të qenit në telefon ose jashtë në takim me ndonjë klient, duke ndjekur perspektivat e tyre. Mirëpo, për dallim nga agjenti i shitjes, në rolin e menaxherit nga ju kërkohet që të punoni ngushtë me njerëzit e tjerë gjatë gjithë ditës.
Jo vetëm që duhet të punoni me ekipin tuaj, gjithashtu do të pritet nga ju të raportoni në menaxhimin e sipërm rregullisht. Ju do të duhet të keni aftësi të shkëlqyera dëgjimi dhe komunikimi, duke qenë se jeni gjithashtu një menaxher i njerëzve (duke punuar ngushtë me të tjerët), do t’ju duhet t’i tregoni bashkëpunëtorëve që interesoheni për ta. Kjo nënkupton komunikimin e vazhdueshëm me secilin anëtar të ekipit në mënyrë efektive dhe me qasje të duhur.
Aftësitë dhe përvoja në menaxhim
Pak njerëz që punojnë në industrinë e shitjes kanë ndonjë përvojë me menaxhimin. Sigurisht, të gjithë duhet të fillojnë diku me ndonjë aftësi të re, por kalimi në menaxhimin e shitjeve pa përvojë menaxhimi e bën tranzicionin më të vështirë.
Aftësitë si komunikimi, empatia dhe administrimi i njerëzve, janë shumë të rëndësishme nëse në të ardhmen pretendoni të jeni menaxher në çfarëdo fushe, e veçanërisht nëse doni të jeni menaxher i shitjes.
Mbajtja e mbledhjeve
Natyra e punës kërkon që menaxherët e shitjes të marrin pjesë në shumë mbledhje. Jo vetëm që një menaxher i fushës së tillë drejton takimet e rregullta të shitjeve, ai gjithashtu ka takime me secilin anëtarë të ekipit, si dhe takime me menaxhmentin e sipërm. Gjatë mbledhjeve menaxheri është përgjegjës për koordinimin e pikave për diskutim, si dhe mbarëvajtjen e takimit.
Ndërtimi dhe përmirësimi i ekipit
Menaxherët e suksesshëm të shitjes nuk ndalen kurrë në përpjekjet për të përmirësuar ekipin e tyre. Ata marrin kohën e nevojshme për të zhvilluar vazhdimisht aftësitë e anëtarëve të ekipit. Ata besojnë se trajnimi i vazhdueshëm dhe zhvillimi profesional është një domosdoshmëri, dhe se trajnimi i ekipit është një investim i nevojshëm.
Optimist dhe me humor të mirë
E vërteta është se asnjë punonjës nuk do të dëshironte punën me një menaxher që nuk ka qasje miqësore me ta. Pra, është e rëndësishme që një menaxher të ketë sens optimizmi dhe humori. Këto janë cilësi kryesore e një udhëheqësi, dikush që mund të shohë anën e ndritshme edhe nëse gjërat nuk shkojnë nganjëherë sipas planit./Tv Malisheva