Shkruan Shpëtim Çela

kozma etoliani..Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779,Patrikana Ekunemike dërgoi në vendin tonë Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet në Malin e Shënjtë, Athos. Ai vinte në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin, që të krishterët e ortodoksë shqiptarë t’i kthente në grekë. Kërkonte të përbuzej e të braktisej shqipja dhe në vend të saj të flitej dhe të shkruhej vetëm greqishtja. Historianë grekë si K. Amantos, M.B. Sakelariou, Vasil Krapsiti etj., Shën Kozmanë e quajnë “Shpëtimtarë të etnisë greke” “Apostull i krishterimit” Kudo ku shkonte ai në Epir vendoste kryqe dhe ishte luftëtar i flakët i fesë së krishtere dhe i helenizimit. Ai predikonte në Paramithi: “Le t’i shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë që është krijesa e parë e shejtanit dhe rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jemi kokulur; kokultësia është rruga e engjëjve, ajo të çon në parajsë.

Suljotët u tronditen kur dëgjuan këto fjalë të tij, madje disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: “Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që kini”. Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: “këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni.
Lind pyetja: cili është krishterimi i Shën Kozmait?
“I shenjtë”, Shënjtor shpallet një person që i qëndron besnik mësimeve të Krishtit dhe kishës së tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. Shenjtorit i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohet kisha, mund t’i ekspozohet trupi në altar etj. Ndërsa, më tej foli kështu Shën Kozmai: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, për arsye se kisha e jone është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha e jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do të flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të më thotë këtu. Unë do t’i marr atij të gjitha mëkatet në qafë time, që nga dita e lindjes së tij, deri më sot…” Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët të mësonin greqisht, se kisha greke nuk mund të bëhet kurrë shqiptare. Sa në kundërshtim bien këto fjalë me Jezu Krishtin, i cili çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishtere në popujt e ndryshëm të globit, Por në asnjë mënyrë që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: “Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të birit e të shpirtit të Shënjtë”. Pra,Krishterimi i Shën Kozmait nuk është krishterimi i Jezu Krishtit, po një krishterim i sajuar nga Patrikana e Stambollit … Ky lloj antikrishterimi, që flet në emër të krishterimit, ka si Ungjill shovenizmin grek. Shën Kozmai gënjen kur thotë se “raca shqiptare është greke”.
Antropologu me famë Pitardi, e hedh poshtë këtë version të grekëve. Shën Kozmai këshllon të krishterët “që të mos preferojnë pazarët e çifutëve” ose “Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t’ju ndotin juve. Çifutët janë pogromet e antikrishtit. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.”
Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje këshilloi beratasit që të bëjnë Pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë Pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t’u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit.
Zhan Klod Faveirial, shkruan: “… dy fjalë për murgun Kozma, roli i të cilit ka qënë tepër rrënimtarë për kombin shqiptar dhe vllah. Murg i Malit Atos, Kozma, lindi në Etoli, dhe u vra i ngulur në hu, më 24 gusht 1779 me urdhër të Kurt pashë Beratit … për faktin, se ky ishte një agjent politik i cili, duke shkuar nga fshati në fshat, nuk predikonte Ungjillin po kërcënonte me shkishërim nga Patriarkati grek të gjithë vllehët dhe shqiptarët që nuk flisnin vetëm greqisht”. (“Historia e Shqipërisë”, bot. 2004, f. 389).
Nga Kozma Etolani, për gjuhën vllahe, citojmë: “Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit përdor gjuhën vllahe” (arkivi qendror i shtetit rumun).
Dr. Vakalopulos, në “historinë e helenizimit të ri” shprehet për Kozma Etolianin: “Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizimin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke – Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë Jugore dhe Epir”. Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: “Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona”. Revista “La nazione Albanese”, viti 1897, nr. 9, f. 4, dhe më` tej, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: “Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu në Shqipëri, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesit. Ai është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Prifti është një dhelpër greke. Edhe pushkët vrasëse kane zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit”.
Por kur merr vesh se Peshkopi Janullatos është anëtar nderi i shoqatës “Miqtë e Shën Kozmait” dhe se ky “Shenjtor” bën pjesë ne kalendarin KOASH. Vlen të mbahet mend shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, i cili e quan Shën Kozmanë “Dishepull të vërtetë të Krishtit” Dhe Sot Janullatosi po sfidon Atdheun tonë, duke e ndërtuar kisha greke në emër të antishqiptarit Shën Kozma. Ky është një emisar politik i shovinizmit grek, erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar totalisht ortodoksit shqiptare. (Gazeta “BOTA SOT” 22-12-2013). Tani qarqet nacionale klerike greke vendosën të shpallin “luftën e shenjtë” për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait. Akademiku Kristo Frashëri, për “Shenjtorin” e lartpërmendur nga historianët e sotëm grek e quan “Flamurtar i flaket i helenizimit”

Share.