Këngëtarja tashmë është një myslimane e denjë, e cila nuk le rast pa folur për besimin e saj islam.

E, kush do të thoshte se do të vijë dita që Çiljeta do të jetë praktikuese e devotshme e fesë?

Duke thurur fjalë për djalin e saj Fernandon thotë se djali i erdhi në jetë, pas lutjes që bëri në sexhde Natën e Kadrit (natë e madhe në kalendarin islam).

Sipas saj thotë se lutja e saj, i lëkundi dyert e qiejve.

“Kur duaja ime lekundi dyert e qiejve

ALLAHU te solli ty ne jeten time si pergjigje te asaj lutjeje ne sexhde Natën Kadrit ne gusht 2012.Jam me fat qe te kam biri im i pikturuar me bukuri si jashte po ashtu edhe brenda zemres tende qe i do gjithe njerzit i mbrone me fanatizem ke ke ne zemer si nje burre i madhe protektues aq sa i rritur perpara kohe ne personalitetin tend aq edhe i bute ne shpirte kur te shof si te dhimbset edhe nje milingone e vogel e me thua mos e vrit se gjynah ti japim pak buke. Je gjithçka kam dashur ne jeten time siç te kerkova e perfytyrova.

Te dua shum Fernando im”, ka shkruar ajo. /TV Malisheva

Share.