Në varrezat e fshatit Vukovc të Drenasit sot është varrosur humoristi Rasim Thaçi-Cima. Ai vdiq dje si pasojë e COVID-19.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë familjarë, kolegë e miq të tij.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/03/165369533_1414227398913647_4291040316689457115_n-800x600.jpg)
Humoristi i shumë skeçeve televizive kishte disa ditë që ishte i shtrirë në spital nga COVID-19, për të cilin edhe ishte kërkuar gjak.
Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj./TV Malisheva