Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka komentuar takimin e kryeministrit Kurti dhe këshillit grevist të BSPK-së, shkruan TV Malisheva.
Rrahman Jashari dje në takim ka treguar se Kurtit iu ka drejtuar si vëlla, si shenjë e traditës së shqiptarëve, e lidhur me këtë Çitaku ka shkruar se me të thanë motër, vëlla, nuk është fyerje.
“Përkundrazi. E me e pranu si fyerje flet vetëm për ty, Albin. Mungesa e empatisë është simptomatike.”, ka shkruar ajo.
“Ndërkohë, tendenca me i nda mësueset në një tabor, e prindërit në një tjetër është fyese. Kryeministër, të garantoj që asnjë prej mësuesve nuk i ka fëmijët as në shkolla private, e as në Norvegji.
Ulu, bisedo, gjejë zgjidhje. Çelsat e dyerve të shkollave i keni në dorë ju, kryeministër”.