Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar presidentjes së vendit, Vjosa Osmanit për një deklaratë gjatë ditës së sotme.
Osmani duke iu përgjigjur presidentit francez Emanuel Macron për vizat tha se “nëse pezullohet procesi I liberalizimit të vizave kjo e vret dialogun”.
Çitaku ndërmjet një postimi në Facebook, shkroi se është interes shtetëror i Kosovës përmbyllja me sukses të dialogut me Serbinë.
Postimi i plotë:
Interes shtetëror i Kosovës është përmbyllja e sukseshme e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të përqëndruar në njohjen reciproke.
Interes shtetëror i Kosovës është kultivimi i aleancave me SHBA dhe BE.
Çdo gjë tjetër është rrugë pa krye.
Status quo i shërben vetëm Serbisë dhe forcave tjera rrënuese që po synojnë ta devijojnë orientimin strategjik të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.
/TV Malisheva