Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Çitaku ka thënë se Kurti po përzihet sipas saj, vend e pa vend ndërsa nuk angazhohet për largimin e sanksioneve që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.
“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi.
Skandaloz” , thotë ajo.Tutje, ajo ka shkruar “Koston e sjelljes tuaj të papërgjegjëshme po e paguan Kosova”.
PDK në vazhdimësi ka kritikuar Kurtin për mënyrën e qeverisjes së vendit.
/TV Malisheva