Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se zgjedhjet e djeshme parlamentare ishin shembullore.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se fushata ishte pa ndonjë incident, ndërsa votimi i qetë.
Postimi i plotë:
Kosova shembullore!
Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit!
Zemër e madhe je #Kosovë 🇽🇰👏