Kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, dhe organe të tjera, shfaqen problemet që vijnë nga qarkullimi i gjakut.
Arsyeja për këtë është bllokimi ose ngushtimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet kanë trombocite ose janë më të ngushta në ekstremitete.
Sipas “Health Line”, ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.
Disa prej problemeve më të zakonshme janë tensioni i lartë gjakut, probleme me zemrën, gjithashtu edhe probleme më të thjeshta, që i ndiejmë gjatë ditëve të dimrit, këmbë të ftohta dhe duar të ftohta, etj.
Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem.
Në mënyrë që të mos i ndieni shumë të ftohta këmbët dhe duart, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:
– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë
– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm
– Lëreni duhanin
– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit
– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk, si salmon ose arra.
– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët. /TV Malisheva