Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje nga takimi me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.
Ai ka treguar se nga çka u prek më shumë.
“Emocionalisht ishte prekës momenti i pritjes për të ardhur në takim sepse natyrisht unë isha më parë dhe pastaj Hashimi erdhi. Momenti i pritjes ishte prekës pasi ai është edhe lloji i njeriut që vjen gjithmonë në orar dhe vonesa kishte të bënte me faktin që ai nuk ishte një njeri i lirë, por ishte një njeri i penguar nga procedura të caktuara”, tha Rama në emisionin “Opinion”.
Ndër të tjera, Rama tregoi se nuk i ka takuar ish-krerët e tjerë të UÇK-së, por tregoi se si ndiheshin.
“Ai(Thaçi) tha që të gjithë janë me mendje të fjetur që kjo është për t’u kaluar dhe ne do ta kalojmë dhe kaq. Nuk kishte në këtë sens asgjë tjetër përveç shqetësimit të familjes, të njerëzve që janë jashtë.
/TV Malisheva