Clinton kujtoi një nga momentet më të mira me Sekretaren Albright kur vizituan Kosovën në vitin 2019 për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të cilin e përshkroi si festim të fitores së Kosovës dhe SHBA-së.
“Po e kujtoja kohën kur së bashku me Sekretaren Albright udhëtuam në Kosovë para tre vjetëve kur po festohej 20 vjetori i fitores së tyre dhe tonës, në parandalimin e spastrimit etnik dhe vet ekzistencës së Kosovës”, tha presidenti Clinton.
Presidenti Clinton tregoi edhe për bustin që Kosova ia ngriti Sekretares Albright në nderim të kontributit të saj për çlirimin e Kosovës.
“Ne ecëm rrugëve të Prishtinës, me zyrtarët kosovarë dhe ndaluam në një bulevard ku edhe e kishin ngritur një bust të bukur si dedikim për Sekretaren Albright për punën që ka bërë atje. Jam shumë krenar për jetën që e ka jetuar dhe jam falënderues që unë dhe Hillary kemi qenë miq me të”, tha Clinton.
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars të këtij viti, në moshën 84-vjeçare.
Ajo vdiq nga kanceri, u bë e ditur në një njoftim të publikuar nga familja Albright në rrjetin social Twitter.
/TV Malisheva