Në Shqipëri sërish është rritur çmimi i naftës.
Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 240 lekë/litri, ose rreth 2.05 euro, me një rritje prej 5 lekësh nga një ditë më parë.
Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 233 lekë/litri, ose 1.97 euro, me një rrije prej 6 lekësh.
Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të shitet 81 lekë litri, ose rreth 0.68 euro.
Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot nga ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
/TV Malisheva