Një litër naftë aktualisht në Kosovë kushton nga 1.50 euro deri 1.58 euro, kurse benzina po tregtohet deri 1.38 euro.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka paralajmëruar se ditëve në vijim mund të ketë ulje të çmimit të derivateve.

“Sa i përket ditëve në vijim nuk mund të themi se çfarë çmime do të kemi sepse ka lëvizje në berzh. Por trendi është në rënie, që do të thotë çmimet mund të jenë më të lira se këto në ditët në vijim”, tha Berjani.

Ndërsa ka treguar edhe për çmimet e tanishme të derivateve të naftës dhe benzinës që janë në treg.

“Sa i përket çmimeve të derivateve në Kosovë sot çmimet sillen 1 litër naftë, 1 euro e 58 cent, ndërsa benzina, 1 euro e 38 cent”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar pas luftës Rusi-Ukrainë./TV Malisheva

Share.