Shkrimtari Nexhat Çoçaj, thotë se komandantët jugosllavë jepnin urdhëra për të kidnapuar fëmijët shqiptarë për t’i adaptuar, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se sa ka qenë pjesë e UÇK-së ka dëgjuar në radiolidhjet e komandantëve jugosllavë teksa u jepnin urdhëra policëve të tyre, t’ua merrnin fëmijët nënave të tyre shqiptare.

Ai ka thënë se rast konkret është zona e Rahovecit, kur ata kërkonin të merrnin fëmijë të bukur e t’i adaptojnë për vete.

“Gjatë kohës sa kam qenë të angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përmes radiolidhjeve disa herë na ka rënë të dëgjojmë urdhërat e komandantëve jugosllavë që u jepnin urdhëra policëve që gjatë largimit të nënave shqiptare, në veçanti në zonën e Rahovecit, ta shohin ndonjë femijë të bukur dhe t’ua marrin nënave dhe ta adaptojnë për vete këtë e kam dëgjuar jo vetëm unë por e ka dëgjuar çdo ushtar”, ka thënë Çoçaj. /TV Malisheva

Share.