Asnjëherë nuk dihet se ku të pihet çokollata e nxehtë më e mirë në Itali! Disa pretendojnë se është vetëm Firence, por të tjerët preferojnë Milanin

Ne jemi të sigurt që çokollata e nxehtë më e mirë pihet në shtëpinë tuaj, veçanërisht nëse e përgatisni sipas kësaj recete.

Përbërësit:

– 5 lugë të vogla kakao pluhur:
– 4 lugë të vogla xhelatinë;
– 4 lugë të vogla sheqer;
– 500 ml qumësht;
– 120 g çokollatë të zezë;
– 2 lugë krem (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Në një tenxhere apo në një xhezve të madhe përzieni pa i hedhur ujë pluhurin e kakaos, xhelatinën dhe sheqerin.

Nxehni qumështin dhe qiteni në xhezve, duke e përzier ngadalë. Nxeheni këtë përzierje në zjarr vogël, duke përzier që të mos krijohen droçka.

Para se të vlojë tërësisht, zvogëloni zjarrin deri në minimum dhe qitni sipër çokollatën e zezë të thërrmuar (më e mirë është çokollata 70% kakao). Përzieni derisa tretja të bëhet kremoze dhe e dendur.

Nëse dëshironi çokollatë të ngrohtë të ëmbël, shtoni tani edhe pak sheqer.

Ndajeni në dy filxhanë dhe, sipas dëshirës, zbukurojeni me kremin e tundur dhe qitni sipër thërrmija çokollate. /TV Malisheva

Share.