Antonio Conte ka thënë se pret shumë nga përforcimi i ri, Alexis Sanchez.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka thënë se pret shumë nga përforcimi i ri, Alexis Sanchez.

Ylli kilian u transferua te “Nerazzurrët” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës nga Manchester United. Dhe, Conte ka theksuar se pret shumë nga kualitetet e Sanchezit.

“Flasim për një futbollistë të fortë, i cili në të kaluarën ka dëshmuar kualitetet e tij, një që ka filuar dhe luajtur në Barcelonë, Arsenal dhe Manchester United”, deklaroi Conte në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

“Ka kualitet, shpejtësi, forcë dhe rezistencë, duhet të rikthehet nga aventura në Manchester United ku nuk ka dëshmuar vlerat e tij të vërteta”, shtoi ai. “Duhet ta rikthejmë te ai që e njohim”, u shpreh Conte.

Share.