Ka pafund mënyra për të gatuar copëzat e mishit të pulës, por kjo recetë përgatitet shumë shpejt dhe është shumë e shijshme
Përbërësit:
▪ 2 gota uthull balsamike
▪ ¼ filxhan mjaltë
▪ 1 kg gjoks pule
▪ kripë dhe piper
▪ shkopinj druri/metali
Udhëzime:
Kombinoni së bashku uthullën balsamike dhe mjaltin. Shtoni copat e vogla të mishit të pulës, vendosini në një enë, pastaj mbulojeni dhe lëreni në temperaturë të ftohtë, së paku 10 minuta ose deri në 8 orë.
Nëse përdorni shkopinj druri vendosni në ujë për 10 minuta në mënyrë që të mos digjen.
Ngrohni vajin në një tigan dhe vendosni copat e mishit në shkopinj. Shtoni kripë dhe piper. Spërkatini me sprej për gatim.
Copat e mishit të piqet 3-4 minuta në secilën anë dhe pastaj largojini nga nxehtësia duke i vendosur në një pjatë.
Salcën e marinimit me uthull dhe mjaltë, vendoseni që të zihet në një enë me temperaturë të lartë, afërsisht 12 minuta.
Largojini nga nxehtësia dhe lyeni pulën me salcë.
Të shërbehet e ngrohtë. /TV Malisheva