Stina është sikur e krijuar për ushqim me lugë
Përbërësit:
– 450 gramë mish viçi;
– 2 karota;
– 2 patate;
– 1 qepë;
– 1 karotë e bardhë;
– majdanoz;
– fletë apo rrënjë selinoje;
– kripë;
– piper kokrra;
– fletë dafine.
Për fërgesë:
– 2 lugë miell;
– 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar.
Në çorbën e zier qitni: – 1 të verdhë veze dhe 100 ml ajkë neutrale për zierje apo ajkë të zakonshme.
Përgatitja:
Pritni perimet dhe mishin. Pastaj në tenxhere shtoni pak vaj dhe qepë dhe lini të fërgohen në zjarr mesatar.
Kur qepa të zbutet, shtoni mishin dhe fërgojeni 15 minuta në zjarr mesatar.
Kur mishi të fërgohet, qitni dy litra ujë. Shtoni perimet të cilat i keni grirë imët. Shtoni fletën e dafinës dhe piperin kokrra.
Lëreni çorbën të zihet rreth 2 orë në zjarr mesatar.
Bëni fërgesën nga mielli dhe speci i ëmbël i thatë dhe pak ujë. Të gjitha përzieni dhe këtë lëng qiteni në çorbë duke vluar.
Qitni erëza të thata ose kripë çorbës. Lëreni të vlojë edhe afërsisht 10 minuta.
Derisa çorba është duke vluar, tundni dy vezë dhe ajkën neutrale për zierje.
Në çorbë shtoni ajkën dhe vezët. /TV Malisheva