Milan thuhet se ka rifilluar bisedimet për sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa, por Valencia është gjithashtu e gatshme të plotësoj kërkesat e lojtarit.

Correa dukej i vendosur për Milanin, por rrëzimi i transferimit të propozuar të Andre Silva në Monako i detyroi kuqezinjtë të përqëndroheshin në shitjen e Patrick Cutrone dhe zëvendësimin e tij me Rafael Leao.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia tani po pretendon se negociatat janë duke u zhvilluar në mes të Diavolo dhe Atleticos, megjithëse ende nuk është akorduar një tarifë.

Spanjollët duan 50 milion euro për 24-vjeçarin, ndërsa skuadra nga San Siro janë të gatshëm të ofrojnë rreth 40 milion euro, me kusht që Silva të zhvendoset.

Sidoqoftë, transmetuesi paralajmëron se po flet edhe me Valencian që ka shprehur gadishmëri t’i plotësoj kërkesat e lojtarit dhe klubit. /sovrani

Share.