Thibaut Courtois ka zbuluar se Iker Casillas ishte arsyeja pas vendimit të tij për tu bërë portier.

Portieri i Real Madridit ka treguar gjithashtu se e ka përcjellur nga afër edhe Edwin van der Sarin, stili i të cilit ishte i ngjashëm me të tij.

“Kur Iker [Casillas] filloi të luante për Real Madrid, unë pashë ndeshjet e tij dhe u bëra portier për shkak të tij”.

“Më pëlqente ta shihja, dhe e doja Real Madridin”.

“Kur në moshën 14 vjeç pashë që isha shumë i gjatë dhe i dobët, ndoqa Van Der Sarin, shumë sepse ai ishte më afër stilit tim”, ka treguar Courtois.

Courtois ka lavdëruar edhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen. /Tv Malisheva

Share.