Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Shtabin Emergjent Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19 në Komunën e Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar 3446 raste, prej tyre 3346 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 persona.