Në 24 orët e fundit, në Malishevë, sipas të dhënave nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në vendin tonë, 3 persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 3445 raste, prej tyre 3338 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 21 raste.
/TV Malisheva