Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.
“Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966. Në total numri i rasteve aktive është 2.201. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB“, thuhet në njoftim, duke rekomanduar mbajtjen e maskës, respektimin e distancës dhe mbajtjen e higjienës./TV Malisheva