Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të ditës së sotme, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjendet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Dy pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativë në testimet e fundit./ Tv Malisheva

Share.