Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar mbi 100 mijë viktima në të gjithë botën deri sot, ndërsa numri i të infektuarve ka kaluar mbi 1.65 milionë qytetarë. Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.
Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.
Deri tani 368 mijë është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, me mbi 475 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.
Italia deri më tani ka numrin më të madh të të vdekurve, 18,847, ndërkohë 15,843 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 12,210 në Francë.
SHBA ka shënuar mbi 17 mijë të vdekur dhe vetëm në New York janë 5 150.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 8,973 të vdekur dhe mbi 71,078 të infektuar./ Tv Malisheva